KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë tha shefja e UNMIK-ut për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?
Politikë

Çfarë tha shefja e UNMIK-ut për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

Kosova News
Kosova News 21:49 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një porosi për të vazhduar me rrugën e lidershipit pozitiv, përfshirë edhe në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, erdhi sot nga Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, gjatë raportimit të saj që mbahet dy herë  në vit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

 “Që nga pranvera e kaluar, ne të gjithë kemi vërejtur disa përshkallëzime në retorikën politike… si dhe disa momente të tensionit akut në terren. Këto rrezikuan të zmbrapsnin shumë nga rezultatet e arritura më parë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” u tha ajo vendeve anëtare. 

Rastet e qëndrimit politik kishin karakterizuar pjesën më të madhe të gjashtë muajve të fundit, tha ajo, duke përfshirë aspekte të tilla si udhërrëfyesi për energjinë, liria e lëvizjes së njerëzve, vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit dhe asociacioni/bashkësia e komunave me shumicë serbe.

“Ndërhyrjet diplomatike dhe një takim dialogu në gusht kishin rezultuar në “shtensionim të përkohshëm”, me gatishmëri të zgjatjes së afateve – ndërkohë që situata mbeti fragjile me zhvillimet në Kosovë të ndikuara në mënyrë të pashmangshme nga mjedisi aktual i sigurisë në Evropë”.

 “Ka shumë zgjedhje që duhen bërë nga liderët politikë në ditët në vijim se si të menaxhojnë ambiciet dhe objektivat e tyre duke pasur parasysh konturat e pasigurisë më të gjerë ekonomike dhe të sigurisë në këtë kohë. Zgjedhjet mes bashkëpunimit apo ndarjes, mes kërcënimeve apo veprimeve të vullnetit të mirë, në mes të kompromiseve apo kalkulimeve  për përfitim të njëanshëm,” tha ajo. 

Sipas një komunikate të UNMIK’ut, Ziadeh theksoi rëndësinë e arritjes së zbatimit të plotë të të gjitha vendimeve të gjykatës së lartë dhe garantimit të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat sociale dhe ekonomike, pronësore dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet. 

 Në të njëjtën kohë, ajo vlerësoi shembuj pozitivë të lidershipit të dëshmuar në mes të momenteve sfiduese – udhëheqje që kishte potencialin të ndikonte në jetën e përditshme të njerëzve.

“Qeveria e Kosovës mbetet e fokusuar në adresimin e çështjeve kritike në lidhje me sundimin e ligjit; përpjekje që  presim të jenë vërejtur nga shtetet anëtare evropiane që peshojnë qëndrimet e tyre për regjimin e vizave dhe të udhëtimit për popullin e Kosovës.”

Lidhur me këtë, shefja e UNMIK-ut tha se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë për të mbështetur një të ardhme më të mirë për Kosovën. 

PSSP Ziadeh falënderoi partnerët e Misionit, veçanërisht KFOR-in, prania e vazhdueshme e të cilit siguron një mjedis të qetë dhe të sigurt “në momentet kur kufiri ndërmjet provokimit politik dhe armiqësisë së hapur mjegullohet”. 

 UNMIK-u mbeti i përqendruar në fushat kryesore, në ndërtimin e besimit dhe fuqizimin e ndryshimbërësve, tha PSSP Ziadeh. 

 Në gjashtë muajt e fundit, misioni ka qenë nikoqir i Asamblesë së katërt të Rinisë së OKB-së, forumin më të madh multietnik rinor në Kosovë; mbajti Ditën e Hapur Globale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë për të ngritur profilin e pjesëmarrjes së grave në proceset politike; mbështeti iniciativat për të drejtat gjuhësore; dhe mblodhi 37 OSHC nga të gjitha komunitetet e Kosovës për të nisur raportin e tretë vjetor të të drejtave të njeriut. 

Ziadeh e përfundoi raportimin e saj duke miratuar mesazhin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres, i cili përdori fjalimin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2022 për të bërë thirrje për veprim dhe dialog: 

“Tani jam gjithnjë e më e bindur se çdo marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet dhe zbatohet vetëm me një shkallë të lartë të përfshirjes dhe pronësisë publike… ne presim të bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës bazuar në mirëbesim dhe respekt të plotë për njëri-tjetrin,” tha ajo. 

Gjithashtu lexoni:

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
14:04 -04/07/2025
Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
13:59 -04/07/2025
Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?