KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve komunal të Ferizajt
Siguri

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve komunal të Ferizajt

Kosova News
Kosova News 14:44 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak se i akuzuari Ismet Isufi mungoi pa arsye, ka dështuar seanca e së martës në Gjykatën Themeore në Ferizaj, në rastin ku i njëjti po ngarkohet se bashkë me Afrim Hysenin, kanë kryer  veprën penale falsifikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E pasi nuk u paraqit në seancën e sotme gjyqësore, ndaj Isufit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

Në këtë rast Ismet Isufi, zyrtar i gjendjes civile po akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, ndërsa për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohet Afrim Hyseni, po ashtu zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt.

Kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi njoftoi se i akuzuari Isufi e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

- Reklamë -

Gjyqtari Krasniqi njoftoi se për të akuzuarin Ismet Isufi do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim për seancën e radhës.

Në këto rrethana, seanca e sotme u shty, kurse e radhës u caktua më 16 nëntor 2022.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Afrim Hyseni, më 24 gusht 2020, në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, në cilësinë e personit zyrtar, zyrtar i gjendjes civile ia kishte lëshuar një dokument-dëshmi vdekjeje për të ndjerin Z.I., në emër të bashkëshortes Nafije Isufi, si trashëgimtare e vetme e të ndjerit, pa qenë e njëjta prezent fare në zyrën e gjendjes civile.

Sipas aktakuzës, të njëjtin dokument, të panënshkruar, ia kishte dhënë djalit të të ndjerit, Ismet Isufi, i cili më pas këtë dokument e kishte përdorur tek organi kompetent-zyra noteriale marrëdhënieve juridike, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve juridike.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, nënparagrafi 3.1 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të kësaj aktakuze, i pandehuri Ismet Isufi më  24 gusht 2020, në fshatin Nerodime e Ulët, Komuna e Ferizajt, me dashje kishte përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, në atë mënyrë që kishte shkuar në zyrën e gjendjes civile në Nerodime të Epërme, kishte kërkuar një dëshmi vdekje për prindin e tij të ndjerë në emër të nënës së tij Nafije Isufi dhe pasi e merr këtë dokument publik, në të njëjtin vendos nënshkrimin e vet në vend të nënës së tij, me qëllim që këtë dokument të falsifikuar më pas ta përdorë tek organi kompetent zyra noteriale përmes të cilit arrin që ta bëjë bartjen e pronës së paluajtshme të prindit të ndjerë, në emër të tij, për ta tjetërsuar pronën më vonë duke ua shitur personave të tjerë dhe shkaktuar dëm të dëmtuarve Nafije Isufi, Sami Isufi dhe Ramadan Isufi.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, raporton Betimi për Drejtësi.

I pandehuri Ismet Isufi, sipas dispozitivit III të kësaj aktakuze, po akuzohet se më 4 nëntor 2020, në Ferizaj, kishte përdorë dokumentin për të cilin e dinte se është i rremë, me qëllim të vënies në lajthim të organit kompetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në atë mënyrë që përmes dëshmisë së vdekjes të lëshuar më 24 gusht 2020 nga zyra e gjendjes civile në Nerodime të Epërme, e në emër të nënës së tij, Nafije Isufi, të cilën e kishte falsifikuar duke e nënshkruar vet ai, kishte nxjerrë aktvendim për trashëgimi në zyrën noteriale, e më pas kishte përpiluar kontratë për dhuratë të paluajshmërisë nga dhuratë dhënësi Nafije Isufi në emër të tij, ku në këtë mënyrë kishte bartë të gjithë pronën e paluajtshme të babait të ndjerë në emrin e tij të cilën më pas e kishte shitur tek personat e tjerë, duke përfituar kështu në mënyrë të kundërligjshme, e duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve Nafije Isufi, Sami Isufi dhe Ramadan Isufi.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?