Pas takimit të zhvilluar të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se edhe në këtë takim është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.
Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, e ka cilësuar takimin e së hënës në Beograd të hapur dhe serioz.
Ai ka shtuar se për çështjet e diskutuara nevojitet zgjidhje urgjente.
Lajçak ka njoftuar se është takuar edhe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.
“Kam ndjekur edhe çështjet aktuale në takim me Petar Petkoviq”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
In Belgrade today, I continued my open and serious discussion with @predsednikrs @avucic on the way forward on normalisation of relations. Energy and licence plates were high on our agenda as solutions are urgently needed. I also followed up on current issues with @PetkovicPetar. pic.twitter.com/3YUdL1jTUo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 17, 2022
Lexoni po ashtu: