Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lutur për sa më shumë shi në Shqipëri. Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të ndihmohet vendi ta luftojë inflacionin.
Çmimet e energjisë dhe shkalla e inflacionit ka arritur në nivele të larta si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Shqipëria njihet për numër të madh të hidrocentraleve, të cilat i ka burim të rëndësishëm të energjisë.
“Paçit të gjithë një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu s’duhet të na harrojë, pasi na duhet për ta luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet bërë çdo gjë ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju”, ka thënë Rama në një video të postuar në Facebook.
Ai në video shihet duke nisur mëngjesin në zyre të Partisë Socialiste, ku fillimisht përshëndet dy breshka të cilat gjenden atje.
“Një ditë e re, një javë e re, në zyrën e Partisë Socialiste, për ta nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore. Me dialogun me komunitete në të gjithë Shqipërinë. Për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama.