Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe më pas ia kanë vënë zjarrin asaj.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 00:40.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.


