Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, në afërsi të Korroticës së Lartë, ku një grua të shtunën u godit për vdekje nga një veturë.
Siç ka njoftuar Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Korroticë e Lartë, 15.10.2022-17:10. Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


