KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Bashkërisht të krijojmë një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë
Kulturë

Kurti: Bashkërisht të krijojmë një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë

Kosova News
Kosova News 22:23 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Si Qeveri e Republikës së Kosovës do të qëndrojmë pas planeve tona e për nevojat tuaja, për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme që mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë qytetarëve tanë, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në festivalin “Suhareka na bashkon”, i cili ju kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë skenë festivali, ku interpretuan artistë e këngëtarë nga Republika e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, kryeministri Kurti tha se garantimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut është një çështje thelbësore në vetvete, por edhe shtytëse për shoqëri më të drejtë, e më të suksesshme.

Për më shumë mundësi për të gjithë, për barazi, e për të mos e lënë askënd prapa, vitin 2022, siç u tha edhe këtu, e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë këtij viti kemi punuar më shumë, e më mirë, bashkërisht, për një shoqëri me mundësi për të gjithë, theksoi ai.

Andaj, si institucione edhe qendrore edhe komunale le t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit që të jemi bashkë, sepse Suhareka na bashkon, ndërkaq solidariteti na barazon, tha Kryeministri.

Duke folur për përkrahjen institucionale, kryeministri veçoi mbështetjen për programet trajnuese për sportistët, me 100 mijë euro mbështetje vjetore për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe 40 mijë Euro për Federatën e Sportit për të Verbër, zbatimin e Masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, e po ashtu për komunitetin e personave të verbër përmendi punën për krijimin e Sintezës Vokale në Gjuhën Shqipe.

Duke i ftuar të gjithë që të shtojnë përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, e bashkërisht të krijojnë një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë, kryeministri tha se duhet t’i ndihmojmë më së shumti e më së pari ata që i kanë nevojat më të mëdha.​

Fillon festivali “Suhareka na bashkon”

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 16/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?