KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV: Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën është më i miri që nga viti 2018
Politikë

LVV: Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën është më i miri që nga viti 2018

Kosova News
Kosova News 11:22 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vlerëson se Raporti i Progresit i këtij viti i Komisionit Evropian për Kosovën është më i miri që nga viti 2018 kur ka nisur të vlerësohet puna e institucioneve të Kosovës nga ky organ i BE-së.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë të shtunën në një konferencë për media se për herë të parë, Komisioni Evropian ka evidentuar progres, derisa nuk ka evidentuar regres në asnjë fushë.

Pacolli ka thënë po ashtu, se për herë të parë, ky raport nuk evidenton ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë dhe në aspektet e tjera.

“Nga 14 raporte ky është raporti me i mirë në krahasim me vitet e kaluara dhe më i miri në krahasim me shtetet e rajonit, ky është raporti i parë ku nuk evidentohet ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, sidomos në punësimin e shërbyesve civilë, në transmetuesin publik, dhe në institucione e agjenci të pavarura. Në të gjitha raportet kaluara ndërhyrjet politike evidentoheshin këto fenomene shqetësueses. Ky është raporti i parë ku evidentohet shumë më shumë progres dhe nuk evidentohet regres dhe kthim prapa”, ka thënë Pacolli.

Sipas saj, edhe sa i përket punës së Kuvendit, ka progres, pasi siç ka thënë, Kuvendi ka thyer rekorde me numrin e ligjeve të miratuara.

“Kuvendi ka thyer rekorde me numrin e ligjeve të miratuara, marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara dhe nismave legjislative. Gjatë periudhës raportuese, qershor 2021- qershor 2022, Kuvendi ka miratuar 123 ligje prej të cilave 31 marrëveshje ndërkombëtare ndërsa viteve të tjera maksimumi i ligjeve ka të miratuara qenë 50 ligje. Një pjesë e madhe e ligjeve janë prioritet për agjendën evropiane ndërkaq një pjesë tjetër janë të rëndësisë jetike. Kemi përfunduar rregulloren e Kuvendit e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kemi filluar reformën zgjedhore që ka qenë kërkesë e BE-së”, është shprehur ajo.

Ndërsa, Armend Muja, foli po ashtu rreth raportit dhe drejtimit të Kosovës drejt Evropës, dhe për sfidat e saj

‘’Kosova është duke ecur drejt evropianizimit e në Serbi me pro rusi.  Gjatë kësaj kohe, Kosova kishte sfida sa i përket covid-19. Ajo çka evidentohet në raport është kalimi i disa ligjeve ne “çkapjen e shtetit”.

Ky është raporti i vetëm që nuk ka të theksuar favorizimet partiake në borde apo organe të pavarura’’, tha Muja.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?