Në kuadër të muajit të luftimit të kancerit në gji, siç edhe njihet muaji tetor, të premten mbrëma është ndriçuar ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Këtë e ka realizuar Agjencia për Barazi Gjinore (ABGj) në shënim të muajit tetor, Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrën vjollcë dhe kordelen rozë si shenjë solidarizimi me të gjitha gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit.
ABGj kujton se: DIAGNOSTIFIKIMI I HERSHËM SHPËTON JETË!!!



