KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbështetja e BE-së në zhvillimin ekonomik vazhdon të japë rezultate
Ekonomi

Mbështetja e BE-së në zhvillimin ekonomik vazhdon të japë rezultate

Kosova News
Kosova News 20:05 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog vizitën e tij në komunën e Rahovecit e përmbylli duke vizituar dhe parë nga afër prodhimtarinë e verës në “Bodrumin e Vjetër.

Szunyog bashkë me disa ambasadorë të vendeve evropiane u njoftuan për zhvillimin e sektorit të verarisë dhe hapjen e vendeve të punës e kësaj falë fondeve të Bashkimit Evropian.

Ambasadori Szunyog u shpreh i kënaqur qe nga investimet e BE-së kjo verari ka rritur kualitetin e prodhimit dhe ka deportuar jashtë kufijve vendorë.

“Është kënaqësi për të parë që është shpaguar mundi dhe paraja që është investuar nga Bashkimi Evropian dhe ka ngritje të kapaciteteve të prodhimit dhe ngritje në kualitet të prodhimit dhe ngritje në punësim. Diskutuam edhe për të ardhmen e kompanisë, pastaj jo vetëm për punësimin, sepse dihet se edhe një rrjet i fermerëve që bashkëveprojnë dhe bëjnë biznes me kompaninë në fjalë ku kemi rreth 2 mijë persona të cilët në një mënyrë apo tjetër janë të punësuar. Me të vërtetë jemi të kënaqur me prodhimin final të këtij investimi ku shihet se kualiteti i prodhimit të tyre jo vetëm që konsumohet te qytetarët kosovarë këtu, por edhe eksportohet”, u shpreh ai.

Pronari i verarisë “Bodrumi i Vjetër” Ruzhdi Haxhijaha tha se falë mbështetjes së Bashkimit Evropian kanë arritur të rrisin kapacitetin e prodhimit, por edhe kualitetin e verërave. Ai po ashtu tha se falë kësaj mbështetjeje financiare nga BE-ja kanë arritur të hapin edhe vende të reja të punës.

“Kemi rritur kapacitetet dhe cilësitë dhe gjithashtu kemi hapur vende të reja të punës, kështu që nëpërmjet kësaj përkrahje ne po zhvillohemi dhe kemi arritur ta rrisim eksportin në tregjet ndërkombëtare. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të kemi këso përkrahje dhe t’i zgjerojmë tregjet dhe të hapim vende të reja të punës. Dhe pos vendeve të reja të punës në mënyrë indirekte të hapim hapësira për të grumbulluar rrushin e bujqve që presin që të kenë adresën ku të dorëzojnë rrush, dhe nëpërmjet dorëzimit të rrushit të krijohen vende të reja të punës”, tha ai.

Ndihma e BE-së për “Bodrumin Vjetër” nga viti 2013 deri në vitin 2015 e ndihmoi kompaninë të rrisë cilësinë e verërave të tyre të kuqe dhe të fillojë eksportin në BE. Mbështetja që ata kanë marrë midis viteve 2019 dhe 2022 i mundësoi kompanisë të rrisë prodhimin nga dy në tre milionë litra në vit, mesatarisht, nga të cilat rreth 70 për qind eksportohet në BE.

Mbështetja e BE-së për Bodrumin e vjetër arriti në 850.000 euro. Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, me qëllim të promovimit të mbështetjes së BE-së në Kosovë.

Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së në sektorin e bujqësisë, më shumë se 500 të rinj janë punësuar, më shumë se 100 agro-biznese kanë krijuar standarde prodhimi të nivelit të BE-së, dhe rreth 80 biznese kanë ulur shpenzimet dhe ndotjen duke rritur eficiencën e energjisë. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”

Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë

Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

TAGGED: Bashkimi Evropian, Mbështetja, Zhvillimi ekonomik
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?