Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, çështje kjo që do të jetë nesër në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.
Haxhiu tha se nuk do të veprojë si qeveritarët e kaluar, për të dhënë premtime, duke shtuar se është optimiste në këtë drejtim.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, unë nuk do t’ia bëjë si qeveritë e kaluara sepse ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave e ish-presidentëve në këtë drejtim, duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët e Kosovës. Ajo çka mund të them unë është se gjithçka që varet nga ne, e kemi bërë. Jemi optimistë, kemi punuar me këtë, sidomos MPJD-ja, kryeministri, presidentja e kryeparlamentari që janë angazhuar shumë për këtë”, ka derklaruar Haxhiu.
Më tej, ajo u shpreh se shpreson që qytetarët do të lëvizin lirshëm sepse është e drejtë e tyre dhe se “nuk mund të vazhdohet kështu më gjatë”.


