KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputetja gjermane: Një shtet i BE-së ende po e bllokon heqjen e vizave për Kosovën
Politikë

Eurodeputetja gjermane: Një shtet i BE-së ende po e bllokon heqjen e vizave për Kosovën

Kosova News
Kosova News 23:17 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një vajzë kosovare, e cila po studion jashtë vendit, është shprehur e mërzitur pasi familja e saj nuk mund të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj, për shkak që Kosova nuk ka liberalizim të vizave.

Ajo i është drejtuar Komisionit Evropian përmes një cicërime në Twitter, duke thënë se populli i Kosovës po punon shumë dhe është duke e bërë rrugën e saj në botë, me ose pa mbështetjen e KE’së.

“I dashur Komisioni Evropian. Javën e ardhshme është ceremonia ime e diplomimit dhe do të jem i vetëm sepse familja ime jeton në Kosovë dhe nuk ka vizë. Faleminderit që na e bëtë këtë. Ne, populli i Kosovës, po punojmë shumë dhe po bëjmë rrugën tonë në botë, me ose pa mbështetjen tuaj”, shkroi ajo.

Ishte, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila i reagoi, duke i thënë se Komisioni Evropian nuk ka faj në mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Na vjen keq, është e vështirë për t’u kuptuar, por me siguri nuk është kështu. Komisioni Evropian nuk ka faj. Ata kanë rekomanduar që në vitin 2016 heqjen e regjimit të vizave, më pas i kanë përsëritur këto rekomandime pozitive në vitin 2018 dhe që atëherë nuk kanë ndryshuar mendje. Kështu bëmë edhe ne në Parlamentin Evropian”, shkroi Von Cramon.

Tutje, ajo shprehi keqardhje për rastin e vajzës dhe të mosliberalizimit të vizave për kosovarët, duke shtuar se anipse Kosova i ka plotësuar 95 kriteret që nga maji i 2018, Këshilli i BE-së, nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për liberalizimin e vizave.

“Por një shtet anëtar individual ende po e bllokon procesin. Edhe pse Kosova i ka plotësuar të 95 kriteret që nga maji 2018 @Këshilli i BE-së nuk jep ende dritën jeshile për VisaLib. Unë ndaj zhgënjimin tuaj dhe të gjithë kosovarëve që vuajnë nga kjo padrejtësi”, shtoi Von Cramon.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?