KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla viziton Austrinë, zhvillon disa takime të rëndësishme
Politikë

Gërvalla viziton Austrinë, zhvillon disa takime të rëndësishme

Kosova News
Kosova News 23:12 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, takoi edhe ministren austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.

Ajo në takim me ministren Edtstadler bisedoi për integrimin evropian të Republikës së Kosovës, reformat që po bëhen në ekonomi, administratë dhe drejtësi.

Mes tjerash ministrja Gërvalla-Schwarz nënvizoi zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës, sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës si pasojë e krizës së madhe botërore në fushën e energjisë dhe të ekonomisë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit edhe më të dendur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë.

“Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e ftoi ministren austriake Karoline Edtstadler që të jetë

pjesëmarrëse në “Women, Peace, Security Forum” që organizohet më 22-23 tetor në Prishtinë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, njoftoi MPJD-ja.

Gjithashtu në takimin e Gërvallës me homologun austriak, Alexander Schallenberg, u bisedua për bashkëpunim tradicional, miqësor të bazuar në besim të ndërsjellët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Ajo gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, ku po qëndron me ftesë të homologut austriak, nënvizoi se Austria meriton respekt dhe falënderim të veçantë për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, kryediplomatja kosovare e takoi kryetarin e Parlamentit të Austrisë  Wolfgang Sobotka, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Në takim ministrja Gërvalla-Schwarz e theksoi përkushtimin e vendit për t’i realizuar

aspiratat euro-atlantike dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 12/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?