KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni “TOTO” kundër fajdesë e skemave piramidale – Nga një muaj paraburgim 13 të dyshuarve të arrestuar
Siguri

Aksioni “TOTO” kundër fajdesë e skemave piramidale – Nga një muaj paraburgim 13 të dyshuarve të arrestuar

Kosova News
Kosova News 10:27 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një aksion i gjerë është zhvilluar ditë më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme të Kosovës, me ç’rast  janë prangosur 13 persona dhe janë sekuestruar mbi 55 mijë euro, gjashtë vetura dhe gjëra tjera.

Aksioni i koduar “TOTO” është zhvilluar nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.

E sot nga një muaj paraburgim u është caktuar 13 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”.

Sipas njoftimit masa e paraburgimit ka nisur nga data e arrestimit, 5 tetor.

- Reklamë -

I dyshuari S.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Fajdeja”, P.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, S.G., dyshohet për “Fajdeja” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, L.B. dyshohet për “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Sulmi”, “Fajdeja”, “Detyrim”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, V.T., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, B.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërkaq D.K., A.G., A.D., H.Xh., A.S., E.G. dyshohen për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

Detaje nga operacioni “TOTO”, 13 të prangosur, mbi 55 mijë euro të sekuestruara dhe 6 vetura

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Policia e Kosovës pas aksionit pati dhënë disa detaje për rastin “TOTO”, ku bëhej e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar.

Sipas njoftimit,  gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura”, thuhej në raportin policor.

Në mesin e të arrestuarve edhe një zyrtar policor – Detajet e Prokurorisë për operacionin “TOTO”

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?