KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti emëron Gexha-Bunjakun ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë
Politikë

Kryeministri Kurti emëron Gexha-Bunjakun ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë

Kosova News
Kosova News 15:51 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjakun, ushtruese detyre të ministres, pas dorëheqjes së ish-ministrit, Rifat Latifi.

Zyra e kryeministrisë ka bërë të ditur të premten, se Kurti është takuar me Latifin, të cilit i ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij.

“Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë”, thuhet në njoftim.

Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të enjten, ende pa u mbushur as një vit nga emërimi i tij në këtë pozitë.

KosovaNews ekskluzivisht raportoi dje për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ndërkaq si njëra nga arsyet kryesore që e çuan ministrin Latifi në dorëheqje është ish anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sejdë Tolaj.

Kosovanews merr vesh se të mërkurën ministri Latifi kishte emëruar Sejdë Tolajn drejtor të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale (AKPM).

Sipas burimeve të KosovaNews, me këtë vendim, nuk ishte pajtuar kryeministri Albin Kurti, gjë që çoi deri tek dorëheqja e ish ministrit Latifi.

Sejdë Tolaj, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), i cili më vonë u bë pjesë e AAK-së dhe njihet si njeri i afërt i Ramush Haradinajt.     

Përveç kësaj, burmet thonë se menaxhimi i dobët i kësaj ministrie nga ana e ministrit Latifi, udhëtimet, emërimi i personave jo adekuat në pozitat e larta të institucioneve shëndetësore, si në borde të ndryshme edhe nëpër agjenci, janë vetëm disa nga arsyet e dorëheqjes.

Ministri Latifi kohëve të fundit është kritikuar nga mediat dhe opinioni për shkak të menaxhimit të dobët të Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu edhe për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit.

KosovaNews zbulon arsyet që çuan në dorëheqjen e ministrit Latifi

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove

Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist

Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove
18:35 -17/06/2025
Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
18:28 -17/06/2025
Gati marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet
18:14 -17/06/2025
Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist
17:39 -17/06/2025
Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
17:26 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?