KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata vendos në favor të Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kolegjit turk
Rajon

Gjykata vendos në favor të Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kolegjit turk

Kosova News
Kosova News 14:42 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar padinë e fondacionit Gylistan, që kundërshtonte vendimin e ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës dhe mbylljen e kolegjit privat turk “Mehmet Akif”.

Me vendimin e 7 tetorit, vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kolegjit turk, mbetet në fuqi.

Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll më 22 shtator, me arsyetimin se “viti i ri shkollor nisi në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga Ministria e Arsimit, dhe nuk i ka plotësuar kriteret ligjore të vendosura nga shteti për institucionet private arsimore”.

Vendimi i Qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në institucione tjera arsimore, si dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Pak ditë më parë nxënës, mësues dhe prindër protestuan kundër mbylljes së kolegji para Kryeministrisë dhe ministrisë së Arsimit.

Me vendim të Qeverisë, më 21 shtator është mbyllur edhe një kopshti privat për fëmijë, “Zubeyde Hanim”.

Kolegji “Mehmet Akif” dhe kopshti “Zubeyde Hanim” në Shqipëri janë pjesë e institucioneve arsimore “Turgut Ozal”, ku përfshihen kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, universiteti “Epoka” dhe një konvikt për studentët.

Të gjitha këto institucione janë private dhe financohen përmes lëvizjes Hizmet, të klerikut, Fetullah Gulen.

Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kërkesë e presidentit turk, Recep Tayp Erdogan ndaj Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij në shtetin shqiptar, më 17 janar të këtij viti, Erdogan tha se popullin turk “e lëndon thellë” fakti që në Shqipëri gjen fushëveprim, Lëvizja Hizmet.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nuk ka pasur presion nga Erdogani për mbylljen e kolegjit.

“Po të ishte një mbyllje e natyrës politike pse duhet të merreshim ne me një kolegj vajzash, kur ka shumë godina të tjera? Mua nuk më bën presion askush, asnjë lloj politikani i asnjë shteti sepse unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët, jo amerikanët, turqit italianët apo të tjerë”, tha ai.

Në shtator të vitit 2020, Qeveria shqiptare mbylli edhe disa institucione të tjera arsimore, fetare dhe laike të ngritura me financime turke, mes të cilave medresenë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë dhe “Ali Korça” në Kavajë, si dhe institucionit parauniversitar “Memorial International School of Tirana”, të gjitha të lidhura me fondacionin Gylistan.

Gjithashtu lexoni:

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?