Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar diskutim konstruktiv me partnerë dhe donatorë rreth planit afatgjatë, gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm
“Sektori i mbeturinave dhe politikat menaxheriale mbeten kyçe për funksionalizimin e ekonomisë qarkore, e cila siguron rritje ekomomike, krijime të vendeve të punës dhe mbrojtje të mjedisit.
Sot mbajtëm. Ne mbesim të përkushtuar në implementimin e planit tonë, i cili është në linjë me targetet për riciklim sipas direktivave të BE-së, e që do të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit”, ka thënë ministri Aliu.
Sipas tij, ky plan përfshin eliminimin e deponive, ndarjen e mbeturinave, ngritjen e kapaciteteve rickiluese, si dhe mundësitë për rikuperim të energjisë nga mbeturinat.
“Falënderojmë të gjithë donatorët për kontributin e tyre në diskutimin e sotshëm dhe për mbështetjën e vazhdueshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë në fund ministri/ KosovaNews.


