Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
Sipas policisw, shoferi në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.




