Edhe pse Qeveria e Kosovës ende nuk ka dalë me një vendim të qartë për ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, deri më tani janë dëgjuar shumë zëra kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili nuk ka deklaruar që pagat nuk do të ekzekutohen por ka thënë se “Do të zbatohet ligji”
Pas deputetes Jeta Statovci edhe deputeti Haxhi Avdyli nga Partia Guxo, ka deklaruar se pagat e mësimdhënësve duhet të ekzekutohen.
“Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen. Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë”,tha ai.
Avdyli theksoi se ky duhet të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike, që t’i mbajnë duart larg nga shkollat.
“Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat. Por sot duhet të jemi me mirëqenien e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute.
E gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”,shtoi ai.


