KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Ramush-Haradinaj
Home » AAK e quan “vendim skandaloz” mosekzekutimin e pagave për grevistët
Politikë

AAK e quan “vendim skandaloz” mosekzekutimin e pagave për grevistët

Kosova News
Kosova News 19:22 -03/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit të cilët kanë grevuar gjatë muajit shtator.

Në reagimin e AAK-së thuhet se ky vendim është skandaloz dhe sipas tyre shkel të gjitha ligjet në fuqi.

“Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më tutje, në këtë reagim thuhet se qeveria s’ka realizuar as 5 përqind të planit të punës dhe as 3 përqind të investimeve kapitale dhe po kërkon armiq për të arsyetuar këtë.

“Por populli i Kosovës nuk është i verbër. Ai e sheh dhe e vuan në kurriz degradimin ekonomik, krizën energjetike dhe ngritjen enorme të çmimeve. Ata e shohin në veprim qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, e që korrupsionit i dha model e formë të re.”, thuhet më tutje në këtë reagim.

Ky është postimi i plotë i tyre:

Vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë është të paktën skandaloz. Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.
Shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale. Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu.

Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit.

Por populli i Kosovës nuk është i verbër. Ai e sheh dhe e vuan në kurriz degradimin ekonomik, krizën energjetike dhe ngritjen enorme të çmimeve. Ata e shohin në veprim qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, e që korrupsionit i dha model e formë të re.

Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen tonë dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

TAGGED: AAK
Kosova News 03/10/2022 03/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?