Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se e kishte ngacmuar me fjalë të natyrës seksuale një grua, gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


