Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, po qëndron në Kosovë.

Kryediplomati çek tashmë është pritur në zyret e qeverisë nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raporton KosovaNews.

Është bërë e ditur se pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, në orën 11:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Kryediplomati çek gjtë ditës së sotme do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Para se të vizitojë Kosovën, Lipavsky ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian, raporton KosovaNews.
