KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Isa Mustafa flet për dialogun, Asociacionin, Ballkanin e Hapur dhe rezultatet e Qeverisë ‘Kurti’
Politikë

​Isa Mustafa flet për dialogun, Asociacionin, Ballkanin e Hapur dhe rezultatet e Qeverisë ‘Kurti’

Bekim Morina
Bekim Morina 12:41 -05/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kritikon Qeverinë Kurti për qasjen në dialog me Serbinë. Ai thotë se kryeministri Kurti, mbi 1 vit qeverisje s’ka punuar asgjë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por ka rrëshqitur në dialog teknik. Madje, për të pagjeturit, që është thënë se ka përparim në arritjen e një ujdie, Mustafa ia atribuon meritat Qeverisë Hoti.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-kryeministri kërkon ndihmën e ShBA-së për të dalë nga ngërçi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dialog s’ka pasur, këtë që po bëhet nuk e konsideroj dialog. Ky është një dialog vetëm në nivel teknik, çështje teknike, tabelave të automjeteve, ndërsa në çështjen e të pagjeturve ka punuar më shumë Qeveria Hoti dhe zotëri Skender Hyseni, së bashku me ekipën, tjetër s’është punuar asgjë. Tani tek përmbyllja e procesit të dialogut është e rëndësishme që Qeveria të ofrojë zgjidhje për këtë, nëse nuk i pëlqen Asociacioni ka të drejtë të mos i pëlqejë, mirëpo duhet të ofrohet një zgjidhje tjetër, në mënyrë që të përmbyllet procesi i dialogut dhe të vijmë te njohja reciproke”, thotë ai.

Ani pse vet si kryeministër e ka nënshkruar marrëveshjen për parimet e Asociacionit në vitin 2015, Mustafa thotë se fokusi kryesor duhet të jetë marrëveshja e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013.

Mustafa të rrezikshme e sheh edhe ridialogimin me Serbinë për Asocacionin, pasi, sipas tij kërkesat veçse do të rriteshin.

“Edhe te(vendimi) Gjykata Kushtetuese edhe te kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare dhe ShBA-së dhe BE-së, është fokusimi tek marrëveshja e vitit 2013, jo te dokumenti i vitit 2015. Pasi edhe Kushtetuesja e ka thënë se duhet të zbatohet marrëveshja e vitit 2013 sepse është bërë pjesë e sistemit juridik të vendit. Tash ndërkombëtarët e kthejnë aty sepse aty është baza ku ka vendos Kuvendi. Tash si do të zbatohet ajo është çështje tjetër, pjesë e së cilës janë edhe gjashtë pikat e para që flasin për themelimin e Asociacionit. Tash nëse hyhet edhe një herë dhe dialogohet për Asociacionin, shoh se është mjaft me rrezik, pasi me kalimin e kohës, gjithmonë kërkesat e Serbisë rriten”, shton Mustafa për KosovaPress.

Duke komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA, Mustafa thotë se ajo ishte një pamje e keqe, sepse asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që kryeministrin e Kosovës mos ta presin krerët më të lartë në ShBA.

Për këtë arsye, ai i kërkon shefit të ekzekutivit të qartësojë relacionet me aleatët strategjik të Kosovës, veçanërisht ShBA-të.

“Është një pamje e keqe, përvojë shumë e keqe, pasi nuk na kanë ndodhur kurrë që të shkojmë në ShBA dhe mos të na presin të gjithë me radhë. Tash unë s’mundem me nënçmuar pritjen e këshilltarit për siguri kombëtare dhe nga kongresmenët dhe senatorët, por pritja duhet të bëhet në departamentin e shtetit, sekretari shtetëror, presidenti, zëvendës presidenti…. Kryeministri Kurti, e tërë qeveria dhe presidentja duhet t’i qartësojnë relacionet e tyre me partnerët tanë strategjik, veçanërisht me ShBA-në”, deklaron ai.

Mustafa, megjithatë, pajtohet në një pikë me kryeministrin Kurti.

Ai thotë se mospjesëmarrja e kreut qeveritar në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur është e duhur.

“Qeveria dhe zotëri Kurti në këtë rast ka të drejtë. Ne nuk jemi të barabartë në këtë Ballkan të Hapur, nëse Serbia nuk i pranon dokumentet e Kosovës, nëse Serbia bën problem në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve në territorin e Serbisë, nëse Serbia se ka njohur dhe po kundërshton edhe më tutje të njoh Kosovës. Kështu ne do të jemi një subjekt i pabarabartë në këtë Ballkan të Hapur. Pasi disa janë aty që e njohin mirë njëri-tjetrin, njihen si shtete dhe kanë relacione të forta shtetërorë dhe disa të tjerë që janë në pozicion të keq, pikëpamje të trajtimit që i bënë Serbia Kosovës në tregti të jashtëm dhe brendshëm. Problemi tjetër që e kam kundërshtuar edhe sa kam qenë në qeveri, është pozicioni gjeografik i Kosovës në këtë Ballkan të Hapur, pasi gjitha vendet e tjera përkufizohen me ndonjë shtet të BE-së, ndërsa ne jemi krejt të mbyllur”, thekson ai./KP/

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Bekim Morina 05/06/2022 05/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?