Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) po vazhdon vendosjen e sinjalistikës nëpër shumë rrugë të vendit anembanë Kosovës.
Zëvëndësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi theksoi faktin se nga viti 2017, rreth 37 për qind e territorit të Kosovës ka qenë e pambuluar me kontrata të sinjalizimit vertikal e horizontal, ndërsa që nga viti 2014 në asnjë rrugë në Kosovë nuk janë vendosur vija me termoplastikë.
Hyseni bëri të ditur se aktualisht MMPHI është duke punuar në gjithë territorin e Kosovës me gjashtë kontrata të sinjalistikës.
Ai tha se deri më tani janë bërë: 174 km vija të bardha termoplastikë, 126 km vija të thjeshta njëkomponentëshe, si dhe 757 copë shenja të komunikacionit dhe 340 m pahi elastike.
“Sa më e mirë sinjalistika aq më të sigurta do të jenë rrugët tona”, ka thënë zv.ministri Hysen Durmishi.




