KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përforcohet KFOR-i, arrijnë trupa rezervë në Bondsteel
Siguri

Përforcohet KFOR-i, arrijnë trupa rezervë në Bondsteel

Kosova News
Kosova News 20:48 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

NATO-ja ka sjellë trupa rezervë për stërvitje për misionin e saj paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, ka deklaruar një nga komandantët e misionit, përderisa afrohet 31 tetori, kur kalon afati për konvertimin e targave serbe në ato kosovare, ka raportuar The Reuters.

Komandanti rajonal i KFOR-it në lindje, koloneli Christopher Samulski, u tha gazetarëve se trupat rezervë ishin sjellë “si pjesë e planifikimit normal të emergjencës”. Samulski foli në kampin Bondsteel, një nga bazat e KFOR-it në Kosovë.

Oficeri amerikan nuk dha ndonjë shifër konkrete se sa trupa rezervë kanë mbërritur në Kosovë, por foli për një njësi “me madhësi batalioni”. Një batalion zakonisht përbëhet nga 500 deri në 1,000 trupa.

Protestat e serbëve të Kosovës gjatë verës mbi një kërkesë që ata të përdorin targat e makinave të lëshuara nga shteti kanë rritur fërkimin midis Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund represionit të shumicës shqiptare të Kosovës.

- Reklamë -

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe serbët në veri të Kosovës e konsiderojnë Beogradin, jo Prishtinën, si kryeqytetin e tyre.

Blloqet e rrugëve të ngritura gjatë protestave të verës u zmbrapsën vetëm kur paqeruajtësit e NATO-s ndërhynë për të mbikëqyrur procesin dhe Kosova ra dakord të shtyjë vendosjen e reciprocitetit, me një afat që tani përfundon më 31 tetor.

Të martën, zëvendëskomandanti i KFOR-it tha se NATO nuk mund të përjashtojë tensione të reja në veri me afrimin e afatit, duke shtuar se NATO është gati të sjellë më shumë trupa në Kosovë nëse tensionet mes pakicave serbe ndizen sërish.

Samulski theksoi se trupat rezervë janë sjellë për stërvitje.

“Ushtarët e Parë nga Britania e Madhe janë këtu si rezervë strategjike, që është një provë standarde hyrjes dhe integrimit të tyre në operacionet normale”, tha Samulski, duke iu referuar një njësie këmbësorie britanike.

Përtej kësaj, Samulski tha se KFOR-i mund të llogarisë gjithashtu rezerva për nevoja jashtë Kosovës.

“Përveç kësaj, ka rezerva të tjera që shtrihen jashtë Kosovës që kanë afate të ndryshme kohore në të cilat pritet të arrijnë këtu nëse KFOR-i kërkon që ato të vihen në dispozicion,” vuri në dukje ai.

“Dhe ato janë në dispozicion nëse mendojmë se kërkohen, bazuar në gjendjen aktuale në terren”, shtoi Samulski

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?