KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 6” dhe arrestimet e sotme – për çka po dyshohen ata  
Siguri

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 6” dhe arrestimet e sotme – për çka po dyshohen ata  

Kosova News
Kosova News 10:52 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës nga orët e mëngjesit të sotëm janë duke kryer një operacion të gjerë të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të kryeqytetit. Prezenca e Specialëve edhe sot në këto lokacione është pjesë e operacionit Brezovica.

Nga raportimet e deritashme të arrestuar janë disa zyrtarë të ministrisë, një zyrtar i KEDS-it, biznesmenë dhe një asamblist i Kuvendit komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se shtatë personat të cilët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës në aksionin “Brezovica 6”, dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” si dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Në këtë aksion i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, bëhet e ditur se janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç​’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Nga aksioni “Brezovica 6”, të mërkurën janë vënë në pranga edhe disa zyrtarë të shtetit, si S.S. dhe G.B, të cilët siç raporton KOHA janë nga Ministria e Mjedisit.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, ka konfirmuar se tre zyrtarë të MMPHI-së janë arrestuar. Ai ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një zyrtar i KEDS-it dhe tre biznesmenë.

Prokurori Maloku, ka konfirmuar edhe arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Aksioni s’ka përfunduar ende, ka persona të arrestuar që janë shoqëruar në polici

Rasti Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja ngritë dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro mitos nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.

Deri më tani prokuroria ka bllokuar prona në vlerë mbi 5 milionë euro të cilat po mbahen të sekuestruara për llogari të këtij hetimi.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?