KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën
Siguri

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën

Kosova News
Kosova News 10:01 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare: Ndërtimi i Reziliencës.

Me këtë rast, ministri Sveçla, deklaroi se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm janë në rritje.Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.Institucionet tona janë të përkushtuara që të përshtatin format dhe veprimet për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit. Bashkëpunimi në mes shteteve është esencial në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Kam vazhduar të shtyjë përpara qasjen në parandalim dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme në vend siç janë gratë dhe fëmijët”,theksoi ai.

Ministri tha se këto fenomene që askush s’mund ti luftojë i vetëm, puna e përbashkët është rruga më e qëndrueshme për ti trajtuar ato.

“Përgjatë viteve ne si shoqëri filluam të përballemi me problemin e radikalizimit dhe terrorizmit, institucionet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë filluan të zhvillojnë masa operative dhe strategjike për tu përballur me këtë kërcënim të ri.Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim.Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.Për tu ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshinë hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrahë organizatave terroriste”,shtoi ministri Sveçla.

Ai gjithashtu tha se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë bërë një punë të mirë në hetimin dhe dënimin e tyre.

“Por duhet bërë edhe më shumë që të jepet mesazh i qartë përballë kësaj veprimtarie.Kemi përdorur edhe qasjen e butë duke iu ofruar të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre organizatave që të jenë pjesë e rehabilitimit dhe riintegrimit. Ky është një program që përveç aktiviteteve specifike adaptohet në bazë të kërkesave që mund të dyfishohen.Bazuar në vlerësimet e deritanishme, programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për të kthyerit nga luftërat e huaja, u ka mundësuar atyre rikthim të ngadaltë por të sigurt”,tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

TAGGED: Xhelal Sveçla
Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?