KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj: NATO-ja, destinacioni ynë i ardhshëm
Siguri

Mehaj: NATO-ja, destinacioni ynë i ardhshëm

Kosova News
Kosova News 20:49 -19/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 23-vjetorit të formimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova ka për destinacion të ardhshëm anëtarësimin e saj në Aleancën Veri-Atlantike.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se ushtria e Kosovës prezanton aspiratat e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkëluftëtarëve të tij e atdhetarëve të tjerë, por ka ende punë për të bërë.

“Destinacioni ynë është anëtarësimi në aleancën më të madhe që siguron paqen e stabilitetin, NATO është vendtakimi e pikëvazhdimi i misioneve të përbashkëta me shtetet partnere”, ka shkruar Mehaj.

Ndryshe, sot bëhen 23 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

- Reklamë -

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Para katër vjetësh FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, ndërsa Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Gjithashtu lexoni:

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Kosova News 19/09/2022 19/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?