KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj
EkonomiSiguri

Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 16:29 -19/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku pesë rrugë në qytetin e Ferizajt janë degraduar dhe askush nuk po i mirëmban ato. Kompanitë të cilat në vitin e kaluar patën fituar tenderët për riparimin e gropave dhe mirëmbajtjen e rrugëve, kishin ofertuar me çmime të lira, ndërkohë pas rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor punimet janë ndërprerë.

Në anën tjetër qytetarët e Ferizajt po kërkojnë që gropat të riparohen në rrugën “Ahmt Kaçiku” dhe në 3 lagje përgjatë rrugës kryesore “Rexhep Bislimi”. Në komunën e Ferizajt kanë thënë se tashmë kanë biseduar me kompanitë e kontraktuara dhe se po presin që brenda një të ardhme të afërt të riparohen dhe mirëmbahen ato rrugë.

Besart Krasniqi, banor në lagjen “Ahmet Kaçiku”, ka thënë se kjo rrugë kryesore që gjendej afër hekurudhës tashmë është degraduar dhe askush nuk po intervenon për ta riparuar atë.

“Jemi të shqetësuar si qytetar se po bëhet kohë e gjatë që kjo rrugë nuk po riparohet dhe nuk po mirëmbahet nga askush. Gjatë muajve të fundit është degraduar aq shumë derisa po e vështirëson qarkullimin e automjeteve por edhe të qytetarëve e, sidomos personave me aftësi të kufizuar apo me karroca”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër Arben Halili, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt ka thënë se së shpejti do të nisë faza e dytë për riparimin e gropave në gjithë qytetin e Ferizajt.

“Gropat neper qytet janë krijuar ndërkohë, mirëpo kompanitë për shkak të shtrenjtimit të materialeve i kanë ndërpre punimet dhe po presin nëse qeveria apo komuna mund t’i mbështetë. Kur janë marrë tenderët kontratat kanë qenë tre vjeçare dhe tenderët i kanë fituar me çmime të lira, tash janë rritur çmimet për materiale ndërtimore dhe ata po e kanë të vështirë të punojnë, mirëpo kemi biseduar me kompanitë dhe po besoj se shpejtë po fillojmë me fazën e dytë për riparimin e gropave dhe nuk do të ketë shqetësime nga qytetarët”, ka thënë Halili.

Sipas tij, nga qytetarët kanë pranuar ankesa për 3 apo 4 rrugë të degraduara që lidhen me rrugën kryesre “Rexhep Bislimi”, pastaj shqetësime kanë pranuar edhe për rrugën “Ahmet Kaçiku” e cila ka mbetur e degraduar shkaku i punimeve në hekurudhë dhe shkaku i disa punimeve nga KEDS-i.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës mbyll 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt

TAGGED: Ferizaj, Gropat
Kosova News 19/09/2022 19/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
08:44 -13/06/2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
08:11 -13/06/2025
Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?