KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mospajtimet brenda për grevën, SBASHK-u del me reagim e fajëson sërish Qeverinë që s’do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve
Arsim

Mospajtimet brenda për grevën, SBASHK-u del me reagim e fajëson sërish Qeverinë që s’do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve

Kosova News
Kosova News 14:44 -18/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Teknologji (SBASHK), ka thënë se Qeveria nuk po do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve.

Ndonëse është dita e 26-të e grevës dhe drejtuesit e SBASHK-ut nuk po lëshojnë pe dhe po mbajnë gjithë sistemin arsimor të bllokuar, janë disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit që po thyejnë grevën dhe e kanë filluar vitin e ri shkollor.

E sot njëri nga udhëheqësit e Këshillit Grevist, përgjegjësi i shërbyesve civilë, Ali Sefaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ka ardhur koha për reflektim, dhe se mësimi duhet filluar.

Duket se presioni nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla e kopshte, si dhe këto mospajtime brenda Këshillit Grevist e kanë shtyrë SBASHK-un që të del edhe me një reagim për media, e ku sërish e ka fajësuar ekzekutivin, duke thënë se Qeveria Kurti ka zgjedhur rrugëtimin e përbuzjes, nënçmimit e linçimit përmes deklaratave.

- Reklamë -
Nesër protestohet në Pejë për rikthimin e fëmijëve në shkolla

“SBASHK-u ishte dhe mbetet sindikatë e atyre që e kanë lirinë e plotë të mendimit dhe të votës së lirë. I kthyer në kujtesën e ngjarjeve të shënuara e filmuara nga mediet, ky realitet dëshmon se greva kishte edhe në Qeveritë e kaluara në Kosovën e pasluftës, por kurrë nuk kishte goditje të ulëta e të turrit të militantëve partiakë me sharje, përbuzje e linçime siç po ndodh tani e sa kohë nga Qeveria e tellallët e saj. Qeveria Kurti nuk do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve, kërkesa këto të prezantuara e të mohuara e të injoruara tani e sa muaj, por do rrugëtimin e vetë të përbuzjes, nënçmimit, linçimit përmes deklaratave, që pastaj shumëfishohen e pasurohen nga militantë nëpër Facebook”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Thyhet nga brenda Këshilli Grevist, njëri nga udhëheqësit Ali Sefaj: Mësimi duhet të fillojë

SBASHK ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po i nënshtrohet tekave të veta, e nuk po dëshiron debat me grevistët dhe se po përqesh.

Në komunikatën e Sindikatës, thuhet se një numër i mësimdhënësve, të cilët ka thënë se ia kanë bërë qejfin pushtetit, janë kthyer në punë dhe se është zgjedhje e tyre e lirë.

“Duke parë gjithë këtë luftë kundër zërit sindikal të anëtarësisë e duke demantuar me fakte e argumente se as SBASHK e as Sindikata e shërbyesve civilë nuk kanë vepruar kurrë e as nuk veprojnë si Qeveria tani me shantazhe e kërcënime ndaj grevistëve, po respektojnë vullnetin dhe zërin e anëtarësisë e për ta lehtësuar plagën në shpirtrat e një numri të vogël të anëtarësisë, që nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve po ndahen nga mijëra e mijëra kolegë grevistë dolëm dhe e treguam publikisht se SBASHK ka frymuar dhe vazhdon të frymojë lirshëm dhe se ishte dhe mbetet shembull i shkëlqyer i demokracisë. Mbetet i tillë edhe tani karshi presioneve të papara të Qeverisë e një pjese të fansave të saj, që kanë humbur njerëzoren dhe krenarinë e traditën e kombit tonë. Ju numri tepër i vogël i kolegeve e kolegëve tanë që po ia bëni qejfin pushtetarëve sot është zgjedhje e lirë juaja, por kolegët tuaj në kohë të tjera kur qeverisnin partitë që ata i kishin votuar, qëndronin të pa luhatur në grevat e tyre për të realizuar kërkesat legjitime e duke ruajtur unitetin me moton Bashkë e në SBASHK”, thuhet nga SBASHK-u.

Nga SBASHK thonë se Qeveria me angazhime konkrete duhet të dëshmojë se është e shqetësuar vërtetë për gjendjen e krijuar.

“Mijëra të punësuar në arsim që nga çerdhet e deri në universitete dhe ata në shërbimet publike vazhdojnë të qëndrojnë dinjitetshëm në grevën, që nuk e deshën, por erdhën deri te ajo pasi që Qeveria injoroi e po injoron dialogun serioz dhe kërkesat e tyre. Qeveria me angazhime konkrete e vendime të pranueshme për të dy palët duhet të dëshmohet se është e shqetësuar vërtetë për gjendjen e krijuar. Ajo, në vend të kësaj, vazhdon me presionet ndaj grevistëve dhe tregon se qëllimi i saj, sikur është, futja e përçarjes dhe ngulfatja e zërit sindikal. Këtë askush nuk e ka arritur deri tani e nuk do ta arrij dot as kjo Qeveri. Edhe kjo sfidë do të kalojë dhe mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News 18/09/2022 18/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?