KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të hënën pritet që mësimi të fillojë në shumë shkolla, Qehaja: Sinjal i vetëdijesimit të mësimdhënësve
Arsim

Të hënën pritet që mësimi të fillojë në shumë shkolla, Qehaja: Sinjal i vetëdijesimit të mësimdhënësve

Kosova News
Kosova News 22:42 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 300 mijë nxënësve në Kosovë po iu mohohet e drejta për shkollim, pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vendosi për grevë në arsim.

Tash kur kanë kaluar 24 ditë nga fillimi i grevës, disa shkolla kanë filluar t’i rikthehen procesit mësimor.

Në Gjakovë janë pesë shkolla të cilat kanë marrë vendim që ta ndërpresin grevën, ndërsa në Podujevë, sipas Drejtorisë së Arsimit, gjysma e shkollave i janë rikthyer procesit mësimor.

Numri i nxënësve që do t’i kthehen bankave shkollore pritet të rritet nga e hëna e 19 shtatorit.

- Reklamë -

Kështu bëri të ditur kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi.

Ai tha se dëmet që janë shkaktuar te fëmijët dhe prindërit nga kjo grevë janë të mëdha dhe pengojnë kthimin në normalitet për një periudhë të gjatë.

“Ne po marrin informacione se shumë shkolla pritet të fillojnë mësimin javën që vjen dhe kjo na gëzon. Mësimdhënësit duhet ta pranojnë që dëmtimi i mëtejshëm i fëmijëve nuk zgjidh asgjë dhe krijon situatë shumë të rënduar psikike dhe emocionale tek prindërit e fëmijët, pasoja të cilat do të pengojnë kthimin në normalitet për një kohë të gjatë”, u shpreh Demi.

Sipas tij, sa më shumë zgjatë greva aq më shumë zhvlerësohet institucioni i shkollës, dhe “nga kjo nuk fitojmë asnjë”.

E drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, për Telegrafin deklaroi se rikthimi në proces mësimor është sinjal i mirë i një vetëdijesimi të rritur të mësimdhënësve që mjeti sindikal i ndërprerjes së procesit mësimor nuk është racional.

“Vendimmarrës për çdo veprim sindikal duhet të jenë mësimdhënësit, jo kryesia, pra, mësimdhënës  të pandikuar dhe shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e mësimdhënies. Rikthimi në proces mësimor është sinjal i mirë i një vetëdijesimi të rritur të mësimdhënësve që mjeti sindikal i ndërprerjes së procesit mësimor nuk është racional”, u shpreh Qehaja.

Në fund, ai tha se shpreson që arritja e qëllimeve sindikale të arrihet përmes reagimeve të tjera pa cenuar nxënësit.

“Mësimdhënësit tanë meritojnë pagë të dinjitetshme”.

Kërkesa kryesore e SBASHK-ut drejtuar Qeverisë së Kosovës është 100 euro shtesë për të gjithë punëtorët e arsimit deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Por, kjo kërkesë nuk ka marrë mbështetje nga ekzekutivi.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe ata të sindikatës disa herë janë takuar, por nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar një pako për përballje me inflacionin, përmes së cilës të gjithë punëtorëve në sektorin publik do t’u ndahen nga 50 euro shtesë për tre muaj. Por, SBASHK-u po vazhdon të këmbëngul në kërkesën për 100 euro.

Në ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të enjten ka publikuar Projektligjin për Paga, për të cilën ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, kishte thënë se nuk ka marrë asnjë koment nga SBASHK-u.

Lidhur me këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk mund të jap ndonjë koment pasi nuk është i fushës së ekonomisë.

“Jo nuk e kam lexuar, pasi s’jam ekspert i ekonomisë. S’jam ai që jap unë komente për ligjin. Janë ekipet që punojnë dhe janë profesionistë, të cilët do të dalin me një vlerësim që do ta publikojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?