KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e SHBA-së dhe LDS gëzojnë personat me nevoja të veçanta, ua dhurojnë rreth 300 karroca
Tjera

Ambasada e SHBA-së dhe LDS gëzojnë personat me nevoja të veçanta, ua dhurojnë rreth 300 karroca

Kosova News
Kosova News 18:20 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

E martja i gjeti shumë të gëzuar disa prej personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, kjo pasi Ambasada Amerikane në Kosovë së bashku me Kishën e Shenjtërove të Ditëve të Mëvonshme (LDS), iu dhuroi atyre rreth 300 karroca të reja për të lëvizur.

Ronald Honey koordinator nga kjo kishë tha për Telegrafin se si partner që janë që shumë vite me Handikosin, dëshirojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë në Kosovë.

“Ne jemi pjesëtarë të kishës së Shenjtorëve së Ditëve të Më vonshme, ne angazhohemi për bamirësi, me kush që të ndihmohen njerëzit në Kosovë. Ne jemi partner me Handikosin dhe jemi donator të karrocave për personat me aftësi të kufizuara, me këtë projekt kemi sjellë dhe do të shpërndajmë rreth 300 karroca. Ne besojmë se të gjithë njerëzit në tokë, janë vëllezër dhe motra. Ne besojmë në Krisht dhe duam të ndihmojmë secilin vëlla/motër që është në nevojë. Ne të njëjtën gjë e bëjmë edhe në botë, i ndihmojmë njerëzit që të bëjnë një jetë produktive”, tha ai.

Kurse drejtori i Handikosit Afrim Maliqi, tregoi se qëllimi i këtij projekti është të ndihmohen personat me aftësi të veçanta në Kosovë që sipas tij janë shumë.

“Qëllimi i këtij projekti është që të mbulohen nevojat e personave me aftësi të veçanta në Kosovë, të iu ndihmohet me pajisje ndihmëse që të ua lehtësojnë lëvizjen atyre. Ky është një kontingjent i radhës, të cilin e kemi marr me pajisje ndihmëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga donatorët me të cilët bashkëpunojmë qe 10 vjet. Këto pajisje do të iu shpërndahen atyre që kanë nevojë në këtë Kosovën”, deklaroi ai.

Maliqi tha se antarët dhe vullnetarët e Handikosit janë trajnuar për tri ditë që t’i montojnë dhe t’i përgatisin për përdorim  këto karroca.

“Trajnimi ka zgjatë për tri ditë dhe pjesëtaret dhe vullnetarët e Handikosit janë trajnuar, që t’i montojnë karrocat, t’i kompletojnë, t’i përshtatin dhe t’i raportojnë”, tha Maliqi.

Kurse Leonora Halili, u shpreh shumë e lumtur kjo pasi karroca e saj e cila ishte e shkatërruar do të dilte nga përdorimi kjo pasi, ajo ishte përfituese e një karroce të re.

“Ne këtu na kanë ftuar që të marrim karroca. Unë jam shumë e gëzuar që po e marr një karrocë sot, faleminderit prej tyre që po kujdesen për ne invalidëve. Jeta jonë është e vështirë, dimrit nuk mund të lëvizim shumë. Unë më herët nuk kam pranuar karroca, është hera e parë por kjo e imja është shkatërruar shumë. Vetë më kanë ftuar që të vijë këtu dhe të pajisem me karrocë”, u shpreh Halili.

Në Kosovë jetojnë mbi 200 mijë persona me aftësi të kufizuara apo rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Ndërkaq Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?