Një grua në Drenas është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo pak kohë më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.
Policia e Kosovë ka njoftuar në raportin 24 orësh se viktima ka shenja dhune në trup.
“Viktima (f) kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin./KosovaNews/


