KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Portret nga Kosova në nderim të Mbretëreshës Elizabetha e Dytë
Tjera

Portret nga Kosova në nderim të Mbretëreshës Elizabetha e Dytë

Kosova News
Kosova News 18:25 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Alkent Pozhegu punoi fort që të kompletonte portretin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë të shtunën në nderim të personalitetit të saj në botë dhe në Kosovë.

Pozhegu, 46-vjeçar, është përqendruar në artin e tij, të trashëguar nga familja, duke krijuar portrete me oriz, fasule, grurë dhe fara luledielli.

Ai ka tri rekorde të regjistruara Guinness, në vitin 2014 me portretet e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, në vitin 2017 me këngëtaren britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe në vitin 2019 me portretin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kësaj here ai e vendosi jo vetëm artin, por edhe emocionet e veta në portretin e Mbretëreshës.

“Ka qenë ndër të paktat çka unë kam mundur ta realizoj me këtë mozaik sepse mbretëresha e Anglisë ka qenë një grua jashtëzakonisht e shkëlqyer, një burrneshë që ka kontribuar shumë për Anglinë dhe sidomos për Kosovën. Që e kemi pasur një mbështetje të madhe si gjatë luftës dhe pas luftës, të jemi falënderues”, ka thënë Pozhegu.

Pozhegu jeton në Gjilan. Ka përdorur një park të vogël për të krijuar portretin e Mbretëreshës. Ka përdorur grurin për flokët e thinjura, misrin për fytyrën dhe fasulet për sytë e saj shumë ekspresiv ndërkaq farat tjera i ka përdorur për flamurin britanik.

“Kjo ka qenë mundësia më e vogël që e kam realizuar. Me këtë mozaik dua të shpreh ngushëllimet e thella për Anglinë dhe popullit anglez në emër të popullit të Kosovës”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë ka nxitur reagime në Kosovë. Liderët e vendit kanë përkujtuar jetën e Mbretëreshës, ashtu siç kanë bërë edhe njerëzit e zakonshëm nëpër rrugët e Kosovës.

Associated Press ka shkruar se Britania ka qenë shteti kryesor i Perëndimit që i është bashkuar SHBA-së së presidentit Bill Clinton në vitin 1999 që nisi bombardimin 78 ditor të NATO-së mbi caqet serbe pas persekutimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?