Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se dënon fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë.
Ai ka thënë se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, ka shkruar Stotenberg në Twitter.



