KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndihma nga Pakoja për Inflacionin, Sindikata e Sektorit Privat kërkon heqjen e kushtëzimit për marrjen e 50 eurove
Ekonomi

Ndihma nga Pakoja për Inflacionin, Sindikata e Sektorit Privat kërkon heqjen e kushtëzimit për marrjen e 50 eurove

Kosova News
Kosova News 14:04 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largoj kushtëzimin për marrjen e 50 eurove në kuadër të Pakos për Inflacionin.

Azemi në një konferencë për medie ka theksuar se shumica e punëtorëve në këtë sektor nuk kanë mundësi t’i marrin këto mjete financiare.

“Një kërkesë që është e pashmangshme është ajo se Qeveria e Kosovës duhet ta largoj kushtëzimin lidhur me kompanitë private, nëse ato japin 50 euro edhe unë do t’i jap 50 euro”, tha Azemi.

Sipas tij, nëse nuk largohet ky kushtëzim, atëherë kryeministri Albin Kurti le t’i merr këto mjete e t’i alokojë diku tjetër.

“Unë bëjë me dije se nëse nuk largohet ky kushtëzim, atëherë i themi kryeministrit merri këto mjete financiare e alokoj kudo qoftë, sepse nga kaluara dhe e sodit çdo pronar nuk bëhet pjesë, ku pjesa dërmuese nuk e ka këtë fuqi dhe shpresoj të mos jetë një mashtrim i radhës”, shtoi ai.

“Nëse nuk largohet ky kushtëzim, atëherë ky vendim është marrë për interesa personale”, përfundoi Azemi.

Kurti kishte bërë të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

Ai njoftoi se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kurti duke përmendur punëtorët privat ka thënë se 80 për qind janë të angazhuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, kishte bërë të ditur Kurti. 

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

TAGGED: kriza ekonomike, Sindikata e Sektorit Privat
Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?