Mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por dhe me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale do të mbretëroj sot në Kosovë.
Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.


