KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja vërteton pezullimin e vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik
Ekonomi

Supremja vërteton pezullimin e vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik

Kosova News
Kosova News 11:21 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik deri në vendosjen përfundimtare të rastit sipas padisë.

Kështu thuhet në njoftimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike

“Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga pala e interesuar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Gjykata e Apelit po ashtu kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e të paditurës – Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të palës së interesuar të parashtruara ndaj Aktvendimit të Gjykatës Themelore, me të cilin është aprovuar si i bazuar propozimi për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve të kontestuara”, thuhet në njoftim.

- Reklamë -

“Pra, Gjykata Supreme përfundimisht ka aprovuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për leje ujore dhe mjedisore, të cilat vendime janë kontestuar nga organizatat paditëse GLPS dhe Gjethi për arsye se procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik, ka pasur shumë shkelje ligjore si: (i) mos-zbatimi i procedurës së koncesionit (ii) mungesa e debatit publik apo mungesa e njoftimit adekuat të publikut për të, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj”, bën të ditur GLPS.

Sipas tyre, Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të lëndës ka gjetur se kërkesa e palës së interesuar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor është e pabazuar.

“Po ashtu, ka theksuar se gjykata e shkallës së dytë ka vepruar drejt kur ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të paditurës dhe të palës së paditur.

Kjo për arsye se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të përcaktuara me nenin 22 të Ligjit për konfliktet administrative dhe se vendimet e gjykatave të instancës më të ulët kanë rezultuar nga shkresat e lëndës nga të cilat kanë konstatuar se zbatimi i vendimeve të kontestuara me padi paraqet rrezik të shkaktimit të dëmit në mjedisin jetësor, degradimit potencial të natyrës. Gjykata Supreme ka vlerësuar se e drejta materiale është aplikuar drejtë dhe nuk është shkelur ligji në dëm të palës së interesuar.

GLPS dhe Gjethi mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Në fund, GLPS dhe Gjethi u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi, pra që të lajmërojnë Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në rast se Hidrocentrali “Lepenci 3” në Kaçanik vazhdon operimin pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, e për të cilin ne do të iniciojmë procedurat përkatëse ligjore. Së bashku duhet të kundërshtojmë rastet kur për përfitime financiare të personave privat dëmtohet interesi publik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!”. 

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

TAGGED: Gjykata Supreme, Hidrocentralet
Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?