KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha ironizon me Abdixhikun, e quan marionetë
Politikë

Berisha ironizon me Abdixhikun, e quan marionetë

Kosova News
Kosova News 22:06 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka ironizuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (AAK), Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka kritikuar bashkëpartiakët e tij se duke thënë se e kanë sjell LDK-në në nivel të AAK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha teksa ka publikuar fotografinë e një marionete, ka pyetur nëse dikush di diçka kryetarin që ka kryetar.

 “A din kush me më tregu për këtë kryetarin qe ka kryetar?”, ka pyetur me ironi deputeti i AAK-së, duke mos sqaruar se për çfarë marionete bëhet fjalë.

Abdixhiku të enjten u tregua i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, e që janë kryesisht ata që dikur kishin pushtet në LDK.

Ai tha se nëse kanë ide të reja, mund t’i paraqesin në Kuvendin e radhës të LDK-së, në pranverë.

“Nëse kanë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm le ta paraqesin në Kuvendin e LDK-së”, ka theksuar Abdixhiku në emisionin Pressing të T7. Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit për kritikat që vijnë kryesisht nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skender Hyseni, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.

“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.

“Nuk i kuptoj se si njerëzit e LDK-së e bëjnë opozitën kundër LDK-së. Ne nuk jemi të imponuar në LDK, ne jemi të zgjedhur aty. Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK-së, s’i kuptoj fare. Sa herë që bëj diçka ka një kor gazmor, që nis me një ish-zyrtar të LDK-së dhe përfundon me një gazetar të ish-pushteteve dhe të gjithë bashkë më sulmojnë mua”, ka përfunduar ai.

E “niveli i AAK-së” ka nxitur reagimin e kësaj partie.

Zëdhënësi i  AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratës, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.

“Lumir Abdixhiku, një ‘parashutist’ në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karriga  në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?