KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD i jep leje kryeministres së Serbisë për ta vizituar Kosovën
Politikë

MPJD i jep leje kryeministres së Serbisë për ta vizituar Kosovën

Kosova News
Kosova News 16:41 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka konfirmuar për telegrafin se i ka dhënë leje për këtë vizitë, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”.

“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas raportimeve të N1, Brnabiq dhe drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq.

Vizita thuhet se do të fillojë të hënën në mëngjes, ku Brnabiq do të vizitojë qendrën multimediale dhe Akademinë Shpirtërore në Mitrovicë, pas së cilës planifikohet të vizitojë manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Në komunën e Leposaviqit, ajo do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët do të vendosen në shtëpinë e re të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Serbisë. Brnabiq do ta mbyllë vizitën në komunën e Leposaviqit me një xhiro nëpër ferma familjare.

“Vizita e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, në Kosovë synon të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave rruga e vetme për të arritur këtë është qëndrimi dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, gjithashtu është bërë e ditur se vizita është paralajmëruar 72 orë më herët, që është në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë. 

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
14:09 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?