KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit
Politikë

Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit

Kosova News
Kosova News 14:04 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mal me shkelje ligjore ka gjetur Inspektorati i Punës, së Ministrisë së Financave, Punës e Transfereve, në grevat e organizuara nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), që kishin nisur me 25 gusht dhe tanimë është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe administratat komunale, raporton KosovaNews.

Në raportin e Inspektoratit të Punës të siguruar nga KosovaNews, thuhet se BSPK-ja nuk ka informuar punëdhënësit e drejtpërdrejtë të të punësuarve për mbajtjen e grevës, gjë që bënë shkelje te nenit 8 të Ligjit për Grevat.

Po ashtu bëhet e ditur se nisjen e grevave, BSPK-ja e ka bërë vetëm me një njoftim të dërguar në adresë të zyrtares së dialogut të Ministrisë së Financave.

Raporti i përgatitur nga inspektorët, thotë se sindikalistët gjithashtu nuk e kanë marrë për bazë faktin se punëdhënës i drejtpërdrejtë për arsimin e sektorët tjerë janë Komunat.

Andaj sipas inspektorëve, njoftimi i mbajtjes së grevave, do të duhej t’i dërgohej Komunave, por që BSPK-ja ka shpërfillë këtë dispozitë.

Një tjetër shkelje e gjetur nga inspektorët e punës, është se BSPK-ja nuk ka dhënë dëshmi se ka marrë veprimet e nevojshme që shërbimet e rëndësisë jetike do të ofrohen për qytetarët edhe gjatë kohës së grevës, gjë që është obligim ligjor në dispozitën e 17 të Ligjit për Grevat.

Po ashtu, në raport thuhet se inspektorët nuk kanë autorizim të bëjnë interpretimin e ligjeve në të gjitha rastet kur dispozitat janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe kur shkaktojnë paqartësi siç është rasti i dispozitës së nenit 18 e 13, që ndërlidhet me efektet e grevës së ligjshme.

Ndërkaq, konstatimi përfundimtar i inspektimit të grevës është se nuk është zbatuar neni 8 i Ligjit për Greva, pasi BSPK-ja nuk njoftuar të gjithë punëdhënësit, siç e obligon kjo dispozitë.

Jasharaj kërkon ndihmën e partive të opozitës: Të bëhemi bashkë kundër Qeverisë

Po ashtu në raport thuhet se bazuar në dispozitën e nenit 8 paragrafi 1 i këtij neni,  njoftimin për greva duhet ta bëjë Këshilli Grevist e jo siç ka vepruar BSPK-ja, ku e ka nënshkruar kryetari e ai i këshillit drejtues, sepse grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli i Grevistëve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, përmes një komunikate për media, BSPK-ja, deklaruar se, “Greva e përgjithshme është duke u zhvilluar plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore”.

Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë të Inspektoratit të Punës:

1-1Download

Lexo po ashtu:

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

TAGGED: BSPK, Grevat
Kosova News 03/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?