KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Siguria në shkolla, Policia me plan operativ në rajonin e Ferizajt
Siguri

Siguria në shkolla, Policia me plan operativ në rajonin e Ferizajt

Kosova News
Kosova News 11:04 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi dhe urdhrit operativ nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani ka thirrur në takim Shefat e Sektorëve Rajonal dhe komandantët e stacioneve të policisë rajonale: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.

Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani para të pranishmëve prezantoi planin operativ “Siguria në shkolla” detyrat dhe përgjegjësit që dalin për secilin nga ky plan në parandalim të dukurive negative në shkolla.

Në këtë takim, veç tjerash Drejtori Rajonal vlerësoi dhe lavdëroi punën e mirë, aksionin e Sektorit Rajonal të Hetimeve të nisur që në dhjetor të vitit 2021 dhe inkurajoi që aktivitetet e policisë edhe këtë vit akademik të kooridinohen me komunat e Ferizajt, përkatësisht drejoritë e arsimit në identifikimin dhe kapjen e personave që prishin rendin dhe qetësinë publike rreth dhe nëpër shkolla.
Ai tha se do të angazhojë edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile në parandalim të dukurive negative nëpër shkolla.

Gjithashtu, drejtori rajonal rekomandoi që zyrtarët policor të trajnuar të bëjnë përgatitjet e nevojshme që njëkohësisht të mbajnë ligjerata me tema të ndryshme për siguri dhe edukim në të gjitha nivelet e arsimit në rajonin e Ferizajt.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmë ro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë dhe policia do të reagon menjëherë.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?