KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jarinje, serbët pohojnë respektimin e marrëveshjes (VIDEO)
Politikë

Jarinje, serbët pohojnë respektimin e marrëveshjes (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 17:29 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftimet në kufijtë veriorë të vendit që lidhin Kosovën me Serbinë është duke u zhvilluar normalisht dhe pa ndonjë problem.

Qytetarët nga Kosova, të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë nga kufiri i Jarinjes, si dhe anasjelltas, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë hyrëse/dalëse.

Ata po udhëtojnë nga të dyja drejtimet duke përdorur vetëm letërnjoftimet e tyre.

Qytetarët serbë nuk e komentojnë shumë marrëveshjen për lëvizje vetëm me letërnjoftime.

Njëri prej tyre i quajtur Sllobodan Kuceroviq tha për mikrofonin e KosovaPress se e kishte kaluar kufirin pa ndonjë problem.

Kuceroviq: Kufirin e kalova pa problem.

-Si e kaluat kufirin?

-Shkëlqyeshëm, pa problem.

-A ishte e nevojshme të plotësohej një formular?

– Jo, jo asgjë, jam nga Rashka, kaloj çdo ditë, hedh pak naftë këtu, nuk ka probleme.

-Jeni të kënaqur me marrëveshjen e fundit?

-Po çdo gjë do të jetë mirë, me besoni, ne për Prishtinën dhe tuajat për Serbi… Unë punoj taksi lart në Kopaonik, kështu që mund të shkoj pa problem në Prishtinë lart në Leposaviq dhe në Mitrovicë, gjithçka do të jetë mirë.

Ndërsa një tjetër qytetar serb, Nikola, u shpreh se nuk i intereson shumë politika.

Nikola: Nuk më intereson politika

-A ishte e nevojshme të plotësohej ndonjë formular dhe a jeni të kënaqur me këtë marrëveshje?

-Zotëri, jam i kënaqur me gjithçka që duhet të ndodhë, nuk më intereson politika.

-Nga po udhëtoni?

-Unë jam duke udhëtuar nga Rashka.

Situatë e ngjashme sa i përket lëvizjes së qytetarëve po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme si në drejtim të Jarinjes, ashtu edhe nga ana e Bërnjakut. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?