KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FBI-ja “hyn” në Mal të Zi: Merr në dorë hetimin e sulmit gjigant kibernetik, për të cilin fajësohet Rusia
Rajon

FBI-ja “hyn” në Mal të Zi: Merr në dorë hetimin e sulmit gjigant kibernetik, për të cilin fajësohet Rusia

Kosova News
Kosova News 14:52 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ekip ekspertësh kibernetikë të FBI-së po shkon në Mal të Zi për të hetuar sulmin masiv e të koordinuar kibernetik ndaj qeverisë së vendit ballkanik dhe shërbimeve të tij.

Ministria e Brendshme malazeze e përshkroi këtë si një tjetër konfirmim të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi dhe një dëshmi se mund të mbështeten tek amerikanët në çdo situatë.

Agjencia vendase e Sigurisë Kombëtare fajësoi Rusinë për sulmin por pa dhënë prova për këtë.

Një kombinim i virusit dhe sulmeve të përqendruara tek bllokimi i shërbimit, çuan në ndërprerjen e shërbimeve qeveritare malazeze dhe detyruan kompania elektrike të vendit të kalonte në kontroll manual.

Një bandë zhvatëse mori përgjegjësinë për të paktën një pjesë të sulmit, dhe goditjen e një zyrë parlamentare me virusin e njohur si Kuba, për të cilin firma e sigurisë kibernetike Profero thotë se është përdorur nga rusishtfolës.

Hakerat që flasin rusisht në përgjithësi veprojnë pa ndërhyrjen e Kremlinit, për sa kohë që ata nuk cenojnë kombet e konsideruara mikë.

Zyrtarët malazeze thonë se nuk u është  bërë asnjë kërkesë për shpërblim. Por arsyetojnë nga ana tjetër se Rusia ka një motiv të fortë për një sulm të tillë, sepse shteti ballkanik, i konsideruar dikur një aleat i fortë rus, iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Kremlini.

Podgorica po ashtu iu bashkua sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Të premten, Ambasada e SHBA-së në Podgoricë lëshoi ​​një alarm të rrallë duke thënë se sulmi mund të përfshijë ndërprerje në sektorin e shërbimeve publike, transportit (përfshirë pikat kufitare dhe aeroportin) dhe sektorët e telekomunikacionit. Shtete të tjera të Evropës Lindore që konsiderohen si armiq të Rusisë kanë pësuar kohët e fundit gjithashtu sulme kibernetike, objektivat e të cilave përfshinin rrjete në Moldavi, Slloveni, Bullgari dhe Shqipëri.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?