Një person ka raportuar në polici se një pacient i cili ishte duke u trajtuar në një spital privat në Prishtinë ka vdekur.
Sipas ankuesit vdekja ka ndodhur për shkak se personeli mjekësor nuk e kanë trajtuar si duhet.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.


