KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime
Siguri

Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime

Kosova News
Kosova News 11:07 -10/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur në Hagë seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë, ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi.

Prokurorja e Specializuar Kimberly West, ka folur për çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një rast njëkohësisht të thjeshtë dhe të komplikuar.

Ajo ka thënë se, në njërën anë, bëhet fjalë për një person që po përballet me akuza të rënda dhe me mundësinë e një dënimi të gjatë, ndërsa në anën tjetër, sipas saj, gjatë procesit është tentuar të ndërhyhet në dëshmitë e dëshmitarëve.

“Kjo është një çështje zyrtare, sa e thjeshtë, po aq edhe e komplikuar. Nga njëra anë kemi një person që po përballet me akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar për një kohë të gjatë”, ka deklaruar ajo.
Prokurorja e specializuar ka pretenduar se Thaçi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, është përpjekur ta pengonte procesin gjyqësor përmes ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ai u përpoq ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u kap. U kap me shumë orë incizime”, ka thënë ajo.

Thaçi dhe bashkë të akuzuarit e tij po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për akuzat që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.

Gjithashtu lexoni:

Vdes i paraburgosuri në QKUK, ishte dërguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë

29–vjeçarja humbi jetën në Leposaviq, intervistohet mjeku për mosraportim të rastit

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

IHMK: Sot mot më i ndryshueshëm

Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?