Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në rrugën Agim Ramadani afër një staconi të autobusit në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Raporti i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.09.2026-19:41. Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion

