KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Kemi një propozim për t’i dhënë fund luftës Rusi – Ukrainë
Botë

Trump: Kemi një propozim për t’i dhënë fund luftës Rusi – Ukrainë

Kosova News
Kosova News 08:37 -05/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka një propozim për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas raportimeve, të dërguarit specialë amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Moskës, ku do të prezantojnë një propozim të ri për paqe.

Deklarata e Trumpit vjen në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar. Një dron rus ka goditur ndërtesën qendrore të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në qendër të Kievit, pranë Katedrales së Shën Sofisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar sulmin, duke thënë se droni kishte shënjestruar zyrën e drejtuesit të SBU-së, Oleksandr Poklad. Sipas autoriteteve lokale, nëntë persona janë lënduar, ndërsa shtatë prej tyre kanë marrë trajtim në spital.

Zelensky ka deklaruar se i ka dhënë urdhër drejtuesit të SBU-së që të përgatisë një përgjigje ndaj sulmit. Ai ka thënë se Ukraina nuk do të kryejë sulme gjatë vizitave të përfaqësuesve amerikanë në Moskë dhe i ka bërë thirrje Rusisë të veprojë në të njëjtën mënyrë.
“Ne nuk do të sulmojmë gjatë vizitave amerikane. Bëni të njëjtën gjë”, është shprehur Zelensky.
Sulmi ka shkaktuar gjithashtu dëme në një pjesë të kompleksit historik të Katedrales së Shën Sofisë. Sipas autoriteteve ukrainase, vala goditëse ka dëmtuar Shtëpinë e Koncilit, një ndërtesë që daton nga shekulli XVIII. Disa dritare janë thyer dhe janë dëmtuar hapësirat e brendshme me xham, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar në mesin e stafit.
Ndërkohë, vizita e Witkoffit dhe Kushnerit në Moskë pritet të fokusohet në përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

Befason JD Vance: SHBA-ja nuk është në luftë me Iranin

SHBA shoqëron 40 anije me 18 milionë fuçi naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

Serbët e arrestuar me eksploziv, lidhen me sulmin me dron në Lajpcig në Gjermani

UNICEF: Adoleshentët përjetojnë ngacmim seksual në internet

Të shtëna me armë në Mynih, plagoset 33-vjeçari nga Kosova

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?