KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci, pas marrëveshjes me LDK-në: Kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake
Politikë

Nagavci, pas marrëveshjes me LDK-në: Kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake

Kosova News
Kosova News 18:31 -31/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka vlerësuar si zhvillim të rëndësishëm politik dhe institucional marrëveshjen e arritur mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Nagavci ka shkruar në Facebook, se negociatat nuk kanë qenë të lehta, por marrëveshja e arritur është një lajm i mirë për Kosovën.

Sipas saj, për herë të parë është arritur një marrëveshje për një emër konsensual, që dëshmon se kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake.

“Për herë të parë kemi një marrëveshje për një emër konsensual, që dëshmon se, pavarësisht dallimeve politike dhe negociatave jo gjithmonë të lehta, kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake”, ka shkruar Nagavci.

Lexo po ashtuRriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjinAjo ka theksuar se në këtë fazë më e rëndësishmja është që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale dhe legjitime, duke shpresuar që procesi për zgjedhjen e Presidentit të përmbyllet me sukses.

Nagavci e ka cilësuar Bekim Sejdiun si figurë të respektuar, duke thënë se ai mund të përfaqësojë një pikë takimi përtej ndarjeve politike.

Ajo ka shprehur shpresën se marrëveshja mes dy partive do të shërbejë si hap drejt tejkalimit të ngërçit institucional dhe se procesi do të përmbyllet sa më shpejt, në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve.

“Uroj që kjo marrëveshje të jetë një hap drejt tejkalimit të ngërçit institucional dhe që procesi të përmbyllet sa më shpejt, në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat, PDK-ja nuk do të votojë për Bekim Sejdiun

Kurti: Barazia gjinore, çështje e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Haxhiu: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?