KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë
Siguri

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kosova News
Kosova News 19:41 -27/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë rritur presionin ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave kundër korrupsionit dhe shkëputjen e lidhjeve me kundërshtarët e SHBA-së.

Wilson dhe Keating, anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë prezantuar një projektligj që parashikon sanksione dhe ndalime vizash për individët që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.

Wilson ka kritikuar ashpër presidentin serb, duke thënë se nën drejtimin e tij Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

“Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka deklaruar Wilson.

Projektligji mbështet protestat studentore kundër korrupsionit në Serbi dhe kërkon hetim e përgjegjësi për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku në nëntor të vitit 2024 humbën jetën 16 persona pas shembjes së një pjese të çatisë.

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë gjithashtu që Beogradi të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit, reformën e sundimit të ligjit dhe të forcojë lirinë e mediave dhe të tubimit.

“Nisma vjen në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara në Serbi. Vuçiq ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen më 18 ose 25 tetor, ndërsa ekzistojnë shqetësime nëse ato do të jenë të lira dhe të drejta”, raporton The Hill.

Gjithashtu lexoni:

Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Komandanti i MSU-së viziton trupat e KFOR-it në Mitrovicë: Të gatshëm për çdo sfidë sigurie

I caktohet paraburgimi burrit që shkaktoi vdekjen e gruas së tij 80-vjeçe

Rasti për administrim të drejtësisë/ Gjykata Speciale cakton datat e fjalëve përfundimtare

Ndërron jetë krimineli Ratko Mladiq

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?